Ajo që duhet të ishte një mesazh sensibilizimi i presidentit për qytetarët në Afrikën e Jugut për të marrë masa ndaj koronavirusit u kthye në një shfaqje humoristike i përpjekjes për të vendosur maskën mbrojtëse.

Presidenti Cyril Ramaphosa doli në një konferencë për të njoftuar kombin e tij se qeveria kishte vendosur të lehtësonte disa nga masat kufizuese të marra ndaj pandemisë së koronavirusit.

Gjatë mesazhit të tij ai i bëri thirrje qytetarëve të marrin masa kur dalin nga shtëpitë dhe kryesisht të mjedise të myllura si përshembull transporti publik. Por në këtë moment, kur ai po përpiqej të demonstronte vendosjen e maskës në fytyrë, video-mesazhi i destinuar për popullin e Afrikës së Jugut mori audiencë nga gjithë bota.

Maska që Ramaphosa po përpiqej të vendoste ishte pak më e vogël seç duhej dhe kjo bëri që ai të provonte disa herë për ta vendosur atë në të dy veshët. Por edhe kur ja arriti ta bënte këtë, pamja ishte akoma më komike pasi maska po mbulonte sytë dhe jo gojën. /Opinion.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP