Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga sot në portalin e-albania mund të merren leje edhe për daljet në arsye shëndetësore.

Por kryeministri është zënë ngushtë nga një qytetare në Facebook, e cila me të drejtë i ka shprehur shqetësimin e lëvizjes për të vizituar fëmijën e saj.

Qytetarja shkruan se ka dy fëmijë, dhe njërin e ka tre muajsh dhe i duhet të lëvizë për t’i bërë vaksinën, por qendrën shëndetësore e ka larg.

Ajo shkruan se për ta çuar në spital duhet të shkojë me burrin, por fëmija tjetër që është i vogël mbetet i vetëm në shtëpi dhe detyrohet ta marrë me vete, por për ketë gjë penalizohet.
Dhe përgjigja e kryeministrit Edi Rama është “fëmijën tjetër ta lesh tek fqinji…”, zgjidhje kjo që për qytetaren nuk kurrëfare arsyetimi.

“Eshte me e sigurte ta le femijen tim tek komshinjte dhe me e rre zikshme te levizim te 4 me makine pasi duke qene se jetojme ne nje shtepi nuk ka rre zikshmeri nga virusi???”- i përgjigjet ajo.

REPLIKAT:

Qytetarja: Pershendetje Z.Kryeminister .

E lexova me vemendje udhezimet tuaja por kam disa paqartesi .Personalisht kam 2 femije njerin 3 muajsh dhe me duhet te leviz per ti bere vaksinen.Qendren shendetesore e kam larg nga banimi dhe duhet te leviz me makine .Patente nuk kam dhe duhet te leviz me burrin por nderkohe njerin nga femijet nuk kam ku ta le keshtu qe per nje vizite mjekesore pediatrike duhet te levizim te 4 me makine .Si i behet ne kete rast kur nuk mund te zbatohet udhezimi jemi subjekt gjobe??!

Rama: Femijen tjeter do ta lesh tek nje fqinj apo i aferm dhe do shkosh t’i besh vaksinen te voglit bashke me burrin

Qytetarja: Eshte me e sigurte ta le femijen tim tek komshinjte dhe me e rre zikshme te levizim te 4 me makine pasi duke qene se jetojme ne nje shtepi nuk ka rr ezikshmeri nga virusi???Ju po na thoni cdo dite qe duhet te kemi distancim social nderkohe qe tani po me keshilloni ta le femijen tim ne duart e te treteve .

Qytetarja 2: hypi makines e kryeji nevojat tuaja. Ate ndryshim te kodit penal tja tregoj atyre injoranteve.

Rama: po po, keshille te bukur i dhe se e peson ai ndersa ti vazhdon me denglat fejsbuk

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP