Dafina Zeqiri i ka dhënë fund lidhjes romantike me Dj Geek, vetëm pak muaj pasi konfirmoi për publikun romancën e saj të re. Nuk e dimë nëse është një vendim karantine, por lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja në një rrëfim ekskluziv për revistën Story, për të cilën ka dhënë edhe arsyen e ndarjes.

Dafi shprehet se arriti në një pikë që duhet të zgjidhte mes punës dhe romancës, dhe ajo padyshim vendosi për të parën.
=
“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehu këngëtarja.

Besojmë se ndarja e çiftit është e re pasi vetëm pak ditë më parë, Geek e uroi gjysmën e tij më të mirë me një postim në InstaStory.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP