Edhe pse pas thirrjes së kryeministrit Rama drejt Vuçiç u duk se gjithçka u rikthye në normalitet, mesa duket Serbia ka bllokuar sërish kamionët me mallra që hyjnë nga Kosova.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë ministri në detyrë i Infrstrukturës dhe Mjedisit, Lumir Abdixhiku.

“Është e paprecedent që gjatë pandemisë autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vinin nga Kosova. Kjo është shkelje çnjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për cka janë marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ministri në rrjetin social të “Twitter”./Shqipëriaime

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP