Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sipërmarrësit se me ndryshimet në Kodin Penal do të rrezikojnë burgun nëse nuk zbatojnë masat e qeverisë për bizneset që do të lejohen të hapen.

Rama i bëri thirrje qytetarëve të mos nxitojnë “të ngrenë qepenin”, pa marrë më parë vërtetimin për hapjen e aktivitetit të tyre dhe pa zbatuar me përpikmëri protokollin e sigurisë.

Task forca e qeverisë do të kryejë kontrolle të vazhdueshme te bizneset që do të lejohen të hapen.

“Folëm në qeveri për domosdoshmërinë e zbatimit të protokolleve të sigurisë nga bizneset. Nuk mundet dhe nuk do të tolerojmë asnjë shmangie. Një trim që hapte lokalin e lagjes, tani kapet dhe përfundon prapa hekurave, pra të jemi shumë të qartë, sot nuk shkohet më në punë si dje, për të hapur dyqanin dhe për të bërë lekë, por shkohet për të mbrojtur shëndetin e vetes dhe njerëzve.

Nëse kapen në shkelje ata të fasonerisë, mund të përfundojnë dhe ata prapa hekurave, dhe nuk do shpëtojnë me një gjobë. Ndaj ju bëj thirrje mos i ngrini qepenat pa marrë vërtetimin që biznesi tuaj mund të punojë. Task forca do të bëjë kontrolle të vazhdueshme dhe do të marrë masa nëse nuk gjen vërtetimin dhe protokollin përkatës. Mos harroni të merrni te e-albania vërtetimin përkatës për lëvizjen me makinë. Autorizimi me e-mail nuk ka më vlerë, nga dita e hënë 27 prill”, tha kryeministri Rama. /Newsbomb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP