Pronari i hotelit është shprehur i gatshëm që të mbajë për 14 ditë, 9 emigratët e mbetur në kufi, të cilët kanë 72 orë që presin në kushte të vështira për t’u kthyer në atdhe. Përveç stehimit, ai është vetëofruar që t’u shërbejë edhe ushqim falas.
GJIROKASTËR– Gjirokastritët kanë treguar se nuk janë aq kursimtarë sa thuhet për ta në vend. Ata kanë dhënë shembullin për solidarizim duke ofruar ndihmën e tyre për emigrantët e mbetur në tokë neutral në kufirin greko-shqiptarë.

Pronarët e hoteleve që do të shërbejnë si karantinë për emigrantët kanë vendosur që të hapin dhomat e tyre dhe të shërbejnë 70% më mirë nga çmimi i zakonshëm për turistët.

Advertisements

Madje një prej tyre ka shkuar edhe më tek duke vënë në dispozicion 45 dhoma pa kërkuar asgjë në këmbim. Pronari i hotelit është shprehur i gatshëm që të mbajë për 14 ditë, 9 emigratët e mbetur në kufi, të cilët kanë 72 orë që presin në kushte të vështira për t’u kthyer në atdhe. Përveç stehimit, ai është vetëofruar që t’u shërbejë edhe ushqim falas.Prej disa javësh, emigrantët në kufi janë kthyer në një temë kryesore diskutimi në një kohë kur vendi po përballet me kornoavirusin. Ata kërkojnë të hyjnë në Shqipëri, por kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se askush nuk do të kalojë nëse është rezident në vende të tjera të Europës. Disa prej tyre kanë tentuar të hyjnë ile galisht, ndërsa disa të tjerë janë lejuar të kalojnë dhe janë akomoduar në një hotel pranë kufirit. Lidhur me rastin ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta dhe kryedemokati Lulzim Basha, të cilët kërkojnë kalimin e tyre, ndërsa kreu i qeverisë u është përgjigjur duke i krahasuar emigrantët me ‘b omba biologjike’.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements