Qarku i Gjirokastrës nuk ishte prekur nga COVID-19, por duket se sot edhe kjo pjesë e Shqipërisë është bashkuar me pjesën tjetër, ku rastet e infektimit janë të shumta.

Sipas informacioneve mësohet se sot është shënuar dhe rasti i parë me me koronavirus në qytetin e Permetit. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një emigrantë i cili prej ditësh ndodhej në një nga hotelet e zonës i izoluar.

Ai kishte ardhur 5 ditë më parë nga Greqia dhe menjëherë ishte izoluar. Deri tani gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë, pasi virusi është kapur që në fazat e para.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP