Pas disa orësh diskutime, ministrat e 19 vendeve të Eurozonës ranë dakord për akordimin e një fondi prej 500 miliardë eurosh për të stimuluar ekonominë e Bashkimit Europian pas përhapjes së Koronavirusit.

“Akord i shkëlqyer mes ministrave europianë të Financave”, shkruan në Twitter, ministri francez Bruno La Marie.

Advertisements

Ndërsa ministri gjerman i Financave, Olaf Schloz e quajti vendimin një “ditë të madhe të solidariteti europian”.

Sipas tij, plani ngrihet mbi tre pika të forta: ndihmën ndaj biznesit të vogël e të mesëm përmes Bankës Europiane të Investimeve, program me kohë të shkurtër për forcën punëtore dhe hua për shtetet e prekura për Mekanizmit të Stabilimentit Europian (European Stability Mechanism).

Huaja në fjalë “do të jetë e vlefshme deri në përfundimin e krizës së COVID-19”, thuhet ndër të tjera në draftin e cituar nga Reuters.

Advertisements

Plani në fjalë, i propozuar nga dy shtetet më të mëdha të Unionit, Gjermania dhe Franca, ndeshi në kundërshtimin paraprak të Holandës, e cila në përfundim ra dakord si 19 shtetet e tjera.

Po ditën e djeshme, kancelarja gjermane Angela Merkel kishte refuzuar iniciativën e huazimit të përbashkët, duke u thënë anëtarëve të koalicionit të saj qeverisës se nuk kishte “konsensus politik” për të. Megjithatë ajo shtoi se, kishte patur kontakte me Emmanuel Macron , Rutte dhe Giuseppe Conte, duke shtuar se një marrëveshje kompromisi ishte “shumë afër”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP