Pas akuzave të forta nga opozita për testimet ndaj koronavirusit, ka ardhur dhe përgjigja nga ministrja Manastirliu.

Me anë të një postimi në rrjetin social të ‘Facebook’, ministrja shkruan se pakkush e di çfarë pune bëhet në terren. Më tej po ashtu shton se epidemiologët tanë, që gjurmojnë rastet derë më derë, rrugicë më rrugicë, për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e epidemisë.

Advertisements

Postmi i plotë:

#COVID19
Shumëkush flet për testimet por pakkush e di se çfarë pune bëhet në terren nga #epidemiologët tanë, që gjurmojnë rastet derë më derë, rrugicë më rrugicë, ditën dhe natën, pa u lodhur e pa u ankuar, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e epidemisë❗️

#Mirënjohje për ekipin e shkëlqyer të epidemiologëve nga veriu në jug, të cilët po bëjnë një punë shembullore për gjurmimin e rasteve me #COVID19 dhe izolimin e vatrave në territor ✅

Advertisements

#FORCA/Shqipëriaime

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP