Ministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur në emisionin Opinion, pyetjes së një qytetari lidhur me kreditë dhe mundësitë e shtyrjes së tyre edhe për tre muaj. Sipas Ahmetaj, ky vendim pritet të merret javën e ardhshme, me Guverantorin e bankës.

“Cila është logjika? Logjika është kjjo. Nëse ty të shtyhet pagesa e kredisë në maj, atëherë natyrshëm pyet: po unë s’po punoj si do të paguaj kredinë?

Kryeministri pasi ka lexuar kërkesat, ka kërkuar që javën tjetër të bëhet sërish me guvernatorin një shtyrje tjetër kredish, në mënyrë që t’u jepet kohë. Do të shtyhet edhe tre muaj të tjerë. Që t’u japim mundësi të gjithë qytetarëve që të kenë dy apo tre muaj punë që të paguajnë kredinë”, tha Ahmetaj./Opinion.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP