Në një lidhje ‘Skype’ për emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan, Saimir Kodra i është përgjigjur pyetjes nëse e ka kaluar apo jo Covid-19, siç deklaroi pak kohë më parë në emisionin e tij ‘Stop’.

‘Nuk ishte shaka, mirëfilltazi, por ishte një apel indirekt për të bërë testime, për ta kuptuar të gjithë që nëse kemi nivele antikorpesh të dalim dhe të mos kemi frikë. Dhe rasti konkret për të mos pasur frikë nga kjo situatë, për të mos dalë unë më i mençuri në botë, është zotëria Brataj që kam përballë, e kaloi dhe ja ku është pranë nesh duke folur. Ka plot të rinj që nuk duhet ta kenë frikë dhe se s’kanë pasur frikë ndonjëherë…’.

Kodra thotë se tashmë duhet të fillojë relaksimi dhe njerëzit, duke zbatuar rregullat e mbrojtjes, të fillojnë të dalin.

‘Ka kaluar aq shumë javë saqë nuk e ndajmë më alkoolin dhe maskat. Sigurisht, siç na detyrojnë të rrimë brenda, se në fillim isha dakord me të gjitha, por tani e shikoj të tejzgjatur. Përveç privimit të lirive, unë nuk jam biznesmen vetë, por e shikoj si një bllokim tek biznesi. Sot mund të ashpërsohen masat për gjoba për ata që nuk mbajnë maskë apo doreza’.

Kodra tha se mendon se Covid-19 e ka kaluar pak kohë më parë, referuar simptomave që ai ka pasur.

‘Kam pasur një javë e gjysmë dhimbje koke, probleme me frymëmarrjen dhe unë besoj se e kam kaluar, por u ndaluan testet në privat, prandaj është mirë që të kthehen testet dhe të bëhen tamponë’.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP