Burime pranë PSH, sqaruan se bëhet fjalë për efektivë të cilët kanë patur kontakte të shumta me të paraburgosur dhe kolegë të tyre. Efektivët e infektuar janë pjesë e shërbimit të shoqërimit, dhe dhomave ku mbahen të shoqëruarit në drejtorinë e Policisë Tiranë.
TIRANË- Që prej mëngjesit të sotëm, Dosja.al ka raportuar rastet e infektimit në radhët e policisë së Shtetit. Kështu, sot, janë konfirmuar në total 6 efektivë policie, që shërbejnë tek Drejtoria e Policisë në Tiranë.

Burime pranë PSH, sqaruan se bëhet fjalë për efektivë të cilët kanë patur kontakte të shumta me të paraburgosur dhe kolegë të tyre. Efektivët e infektuar janë pjesë e shërbimit të shoqërimit, dhe dhomave ku mbahen të shoqëruarit në drejtorinë e Policisë Tiranë.

Advertisements

Po të njëjtat burime rrëfyen frikën që është krijuar në ambientet e kësaj drejtorie ku edhe policëve të tjerë që janë pjesë e togës të të infektuarve nuk iu është bërë tamponi për të parë nëse janë të prekur apo jo me COVID-19. E vetmja përgjigjie që iu është dhënë efektivëve është se në rast se kanë temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje të kontaktojnë me 127.Policët e infektuar tashmë janë në karantinë dhe njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë. Situata është e rëndë edhe në Komisariatin e Vorës ku iu janë marrë tamponët disa efektivëve të cilët dyshohet se mund të jenë të infektuar me koronavirus. Numri i të infektuarve në të gjithë Shqipërinë ka arritur në 409 dhe 22 viv ktima.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements