Tre ditë më parë kryeministri britanik, Boris Johnson, i infektuar me Koronavirus, kaloi në terapi intensive pasi gjendja e tij u përkeqësua. Zëdhënësi i Downing Street, gjatë mbledhjes së qeverisë këtë të enjte, ka treguar si vijon të jetë gjendja e tij shëndetësore.

Ai ka treguar se Johnson vazhdon të ketë përmirësime pas natës së tij të tretë në kujdes intensiv. Kryeministri po mbahet me oksigjen.

Advertisements

Ndërkohë ministri Oliver Dowden ka treguar për BBC, se gjendja e Johnson është e qëndrueshme dhe se ai ka komunikuar me ekipet mjekësore.

“Kryeministri mbetet në terapi intensive, ku gjendja e tij po përmirësohet. Mund t’ju them se ai ka lëvizur nga shtrati dhe ka folur me ekipin mjekësor”, është shprehur Dowden.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP