Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh live gazetares Eni Vasili, teksa në një lidhje me Skype, ishte kryeministri Edi Rama. Ishte vetë Vasili ajo që e lexoi mesazhin dhe e pyeti Ramën në lidhje me të. Dosja.al ka siguruar foton e mesazhit që më pas u mohua nga an ae kryedemokratit.
Eni Vasili: Ka në celularin tim një mesazh që më vjen nga kryetari i Opozitës, zoti Basha, që më thotë: Eni, pyete zotin Rama, a është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe të ma kalojë mua drejtimin e qeverisë?
Advertisements
Edi Rama: Ja urdhëro, urdhëro. Po je e sigurtë që është ai personalisht apo është ndonjë që po bën ndonjë shaka?
Eni Vasili: Po me siguri ai është se është në vazhdimësi të komunikimeve të mëparshme, ai është…
Edi Rama: Unë mendoj se dduhet të vazhdojmë pyetjen tjetër, nuk duhet t’ja vëmë re se mesa duket është në gjumë dhe e shtyp tastierën duke parë vazhdimin e ndonjë ëndrre. Ccfraë ti thuam, ccfarë flasim ne e ccfarë shikon ai.
Advertisements
Më pas Vasili e mohoi këtë mësazh dhe tregoi se i ka shkruar sërish Basha.
Edi Rama: Unë them që dikush i ka marrë telefonin se s’ka mundësi. Është e pamundur. Ai është në autobuz…
Eni Vasili: Një sekondë, më duhet ta them edhe këtë. Basha më shkruan: “Eni sapo më informuan, nuk kam çuar asnjë mesazh dhe emisionin nuk e ndiqja. Herë tjetër kontrollo zyrat e propagandës se është bërë shkelje….Edhe njëherë nuk e di se si ka ardhur ajo SMS.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!