Një ditë pasi Aleksandar Vuçiç kërkoi ndihmën e saj, Kina vendosi të nisë mjekë drejt Serbisë për të luf tuar koronavirusin.

Një ditë më parë, presidenti serb e sulmoi ashpër BE-në në një konferencë për shtyp lidhur me situatën e krijuar duke thënë se Brukseli nuk po e ndihmon fare vendin e tij, ndaj dhe nuk i mbetej zgjidhje tjetër vecse t`i shtrinte dorën presidentit kinez, Xi Jiping.

Advertisements

Shumë shpejt pas kësaj konference, ambasada kineze në Beograd konfirmoi se ishte gati kontigjenti i parë me ndihma që përfshijnë maska mbrojtëse, respiratorë dhe gjithashtu ekipe ekspertësh që do të ndihmojnë dhe asistojnë mjekët serbë në betejën kundër Covid 19.

Në Serbi është shpallur gjendja e jashtëzakonshme nga pandemia.

“Do të mbyllemi për të shpëtuar jetët tona, për të shpëtuar prindërit tanë dhe të moshuarit tanë”, deklaroi Vucic i cili që nga 16 marsi vendosi që ushtria të ruajë spitalet shtetërore, ndërsa policia do të monitorojë ata që janë të karantinuar ose në izolim, për 14 apo 28 ditë.

Advertisements

Kush shkel karantinën, sipas kreut të shtetit serb, mund të përballet me bur gim deri në tre vjet. Deri të hënën në mëngjes, Serbia ka raportuar 55 raste infektimi me koronavirus./tch

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP