Një adoleshente me pamjen e një modeleje ndërroi jetë në mënyrë tragjike në spital ku ishte shtruar me urgjencë pas përpjekjes për të vrarë veten. 19 vjeçaren e tmerronte ideja e karantinës.

Emily Owen, e përshkruar nga miqtë si një vajzë “ e bukur dhe plot jetë” , nuk po e përballonte dot idenë që e gjithë “ bota e saj po mbyllej, fluturimet po anuloheshin dhe të gjithë do të mbeteshin brenda katër mureve”. Të shkatërruar nga ngjarja, të afërmit e vajzës bënë thirrje për një ndërgjegjësim dhe mbështetje më të madhe ndaj personave më të ndjeshëm apo atyre me probleme të shëndetit mendor gjatë periudhës së pandemisë vdekjeprurëse.

Vetëm disa ditë përpara se të shuhej, Emily nga Kings Lynn, Norfolk, i kishte paralajmëruar njerëzit e saj të dashur “ se më shumë persona do të vdisnin nga vetëvrasjet sesa nga virusi”. Rasti i saj ka ngjallur shqetësim mbi “ pasojat që mund të ketë izolimi tek njerëzit.

Tronditje shkaktoi në Britani edhe vdekja nga koronavirusit e 21 vjeçares Chloe Middleton, e cila nuk kishte sëmundje të tjera ekzistuese. Të tronditur, të afërmit e saj treguan sesi e kishin parë të pafuqishëm tragjedinë të konsumohej përpara syve të tyre. Ata i bënë thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi për të mbrojtur veten. “ Virusi nuk përhapet vetë, e përhapin njerëzit”, thuhej në deklaratën e tyre. Deri tani, në Britaninë e Madhe ka pasur 424 vdekje dhe 8,077 të infektuar nga Covid 19.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP