Qytetarët spanjollë ndodhen në karantinë për shkak të koronavirusit, por kjo pandemi nuk i ka ndalur ata të ushtrojnë.

Të shtunën, spanjollët u informuan se do të karantinohen dhe se duhet të mbyllen në shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e virusit.

Njerëzit lejohen të dalin jashtë vetëm për të blerë ushqim, për të shkuar në punë, në spital ose për arsye tjera urgjente.

Për fat të mirë, një trajner personal nga Sevilla e ka këtë si mundësi ideale për të mbajtur një seancë stërvitore në çatinë e një ndërtese.

Videoja e publikuar në ‘Instagram’, teksa tregon mënyrën e stërvitjes në fjalë.

Kjo shfaqje ka marrë mbështetje të madhe në rrjetet sociale nga njerëz që janë frymëzuar nga ushtrimet e trajnerit andaluzian.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP