Mundësia për të marrë Covid-19 përmes parave kesh është shumë e ulët. Këtë gjë e ka pohuar vetë Shoqata Ndërkombëtare e Valutave (ICA), e cila në një deklaratë për mediat është shprehur se nëse kjo gjëa do të ishte e vërtetë, atëherë të infektuarit me koronavirus do të ishin të panumërt.

Johannes Beermann Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bundesbank u shpreh për televizionin gjerman NTV se nuk ka asnjë lloj studimi që tregon se kartëmonedhat janë më të ndotura se çdo sipërfaqe tjetër, që do të thotë nuk ka më shumë rrezik për të marrë këtë virus nga kontakti me paratë kesh. Njëkohësisht, edhe banka të tjera kanë deklaruar se nuk shohin mundësi që kartëmonedhat që transmetojnë virusin.

Advertisements

“Mundësia për t’u sëmurë nga paratë kesh është më e vogël sesa nga shumë objekte të tjera të përdorura në jetën e përditshme. Kartëmonedhat dhe monedhat nuk paraqesin rrezik të veçantë të infektimit për publikun. Kartëmonedhat në euro janë dizajnuar të tilla që ndotja përmes përdorimit të përditshëm të ishte minimale. Në 35 degët e saj, Bundesbank çdo vit përpunon mbi 14 miliardë kartëmonedha, heq kartëmonedhat e ndotura dhe i zëvendëson ato,”– tha Beermann.

Të njëjtën gjë pohoi edhe René Gottschalk, infektiologe dhe drejtuese e Zyrës së Shëndetit në Frankfurt.

“Në parim, është plotësisht e parëndësishme se sa kohë patogjenët mund të mbijetojnë në sipërfaqe. Ajo që është vendimtare është nëse është një kanal infeksioni, dhe një gjë e tillë nuk është për paratë. Nëse virusi përhapet përmes kartëmonedhave ose sipërfaqeve të tavolinës, numri i rasteve do të ishte më i lartë,”- tha Gottschalk.

Advertisements

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 10,049 persona dhe të infektuar janë 246,072të tjerë, por 88,483 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP