Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa komente me ndjekësit e tij në ‘Facebook’, ku nuk kanë munguar ironitë apo dhe këshillat nga vetë ai.

Kritikës së një komentuesi i cili i thotë se duhet shumë punë e jo reklama, kryeministri i është përgjigjur duke i thënë se nuk bën reklama për asgjë, pasi nuk shet produkte ushqimore, por jep informacion mbi situatën aktuale.

Advertisements

Rama ka sqaruar gjithashtu edhe një qytetar në lidhje me shtyrjen e kësteve të kredisë deri në 31 maj.

Replikat me komentuesit

Komentuesi: Z, Rama duhet shum pune dhe vepra te mira dhe jo rreklama
Zoteri une mund te them shum thjesht (Bravo) por per mua nuk eshte ashtu si ju I rreklamoni. Rrespekte gjithsesi…

Advertisements

Edi Rama: J…H… per cfare reklamash e ke fjalen zotrote se une nuk shes as miell as niseshte ketu, po jap informacion mbi cfare behet?! Ti mos thuaj bravo se s’ka nevoje, po respekto punen e ketyre njerezve dhe rri aty ku je e mos leviz nga vendi!

Komentuesja: Bravo po e keni lexuar info nga drejtoria e Tatimeve per menyren si duhen paguar taksatlehtesim I madh online jeni mire si ekip ju apo punon secili sipas qejfit

Edi Rama: A… A… si e ke hallin konkret ti xhan se edhe gajasesh nga nje ane edhe ironizon nga ana tjeter, po hallin nuk e ke shkruar?!

Komentuesi: Zoti kryeminister e di cfar ndodh me bangat , e ngrin kredin dhe me 31 I duan te gjitha bash , pra fundoje

Edi Rama: L… E… ne cilin 31 se nje 31 do kete patjeter, sepse kredite shtyhen nuk falen apo jo!/newsbo mb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP