Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se amerikanët do ta fitojnë betejën me “virusin kinez” më shpejt sesa mendohet, dhe kjo fitore do të jetë “totale”.

ABC njofton se Trup e ka quajtur veten një “president në kohë luf te”, ndërsa ka theksuat dhe njëherë vënien në dispozicion të anijeve ushtrake spitalore për testime dhe rehabilitimin e të prekurve me koronavirus.

Advertisements

“Sot unë mund të njoftoj hapa të mëtejshëm për të zgjeruar kapacitetin e testimit. Tani është koha jonë. Ne duhet të sakrifikojmë së bashku, sepse ne jemi të gjithë bashkë. Ky është një armik i padukshëm. Por ne do të mposhtim armikun e padukshëm. Unë mendoj se do ta bëjmë atë edhe më shpejt sesa kemi menduar, dhe do të jetë një fitore e plotë. Do të jetë një fitore totale”, ka thënë Trump në një konferencë për mediat.

E pyetur nga korrespodentja ABC në Shtëpinë e Bardhë, Cecelia Vega, nëse përdorimi nga ai i termit “Virus Kinez” është racist, Trump u shpreh “nuk është aspak raciste.”

“Ai vjen nga Kina, kjo është arsyeja. Ai vjen nga Kina. Unë dua të jem i saktë. Kina u përpoq të thoshte në një moment se është shk aktuar nga ushtarët amerikanë. Kjo nuk mund të ndodhë. Nuk do të ndodhë. Nuk do të ndodhë. Jo për sa kohë që unë jam president. Kjo vjen nga China”, ka shtuar Trump.

Advertisements

Kujtojmë se, në SHBA janë prekur nga koronavirusi i ri më 7708 persona, ndërsa kanë hu mbur jetën 120 të tjerë./newsbo mb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP