Kreu i qeverisjes rajonale të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së mërkurës në Bergamo do të mbërrijë një ekip mjekësh nga Rusia.

“Në orën 19:00, një grup mjekësh e infermierësh do të vijnë në Bergamo nga Rusia. Është një staf prej 150 personash”, ka bërë të ditur Fontana. Ndërkohë, dy ditë më parë, një ekip mjekësh prej 53 personash nga Kuba mbërritën në Itali.

Pavarësisht mbështetjes që po merr nga shumë vende, situata në Itali vijon të jetë e rëndë edhe pse numri i personave të prekur është në rënie.

Ditën e sotme humbën jetën edhe 4 mjekë të tjerë, duke e çuar në 29 numrin e të vdekurve mes bluzave të bardha. Kujtojmë që deri tani në Itali kanë humbur jetën 6820 persoma dhe mbi 50 mijë janë infektuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP