Situata në kufirin greko-turk është përkallëzuar ditët e fundit.

Rreth 4.000 refugjatë kanë ngecur atje midis dy kufijve shtetërorë. Rojet kufitare turke i kanë lënë të kalojnë dhe Greqia nuk i lejon të hyjnë.

Disa pamje, të prindërve që mundoheshin të shpëtonin fëmijët e tyre pasi gomonia u përm bys nga një anije greke ka prekur tashmë zemrat e të gjithëve.

Për të folur për këtë situatë, ishte i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, Redion Qirjazi, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare. Qirjazi theksoi se një nga shkaqet që po ndodh kjo situata është çështja e parave, pasi Turqia nuk ka marrë shumën e premtuar nga BE në marrëveshjen e 2016.

Ndërkaq, një tjetër shkak është edhe vr asja e 36 ushtarëve turq në Siri, më 27 shkurt.

“Llogaria e parave është një nga problematikat, në thelb ajo ka marrëveshjen që është firmosur mes BE dhe Turqisë në vitin 2016. Ku një nga pikat ishte dorëzimi i rreth 6.6 miliard eurove deri në fund të 2019. Tani jemi 2020 dhe Turiqsë i janë dorëzuar rreth 3.5 miliard euro. Dhe natyrshëm e bënë Turqinë që jemi duke mbajtur një barrë që nuk është e nevojshme. Nuk është thjeshtë një problem i Turqisë, por i gjithë Evropës, ose edhe atyre shteve që mund ta kenë shkatuar në fillim. Pikat e tjera të marrëveshjes ka qenë edhe liberalizmi i vizave. Një pikë tjetër ishte edhe hapja e kapitujve që nuk ndodhi, dhe ka qenë edhe riintegrimi i një pjese të refugjatëve në Evropë”, theksoi ai.

Më tej Qirjazi sqaroi se nga ana tjetër është edhe Greqia, e cila ka interes të mbrojë kufijtë e vet dhe nga ana tjetër BE nuk e ka menazhuar siç duhet situatën.

Qirjazi tha për Abcnews, se “Nga ana e BE duket siku i është dhënë një kartë jeshile Greqisë për ato veprime që kryen edhe në kundërshtim me Konventën për mbrojtjen e refugjatve apo të drejtat e njeriut në atë zonë. Kjo është mbyllja e kufijve, refuzimi që të pranojë çdo kërkesë për azil, fakti që në zonë ka një dhunë të rritur. E kuptoj që kundër argumenti tjetër për mbrojtjen e kufijve të saj. Por është e rëndësishme që kjo të shikohet dhe në reocesin e një reagimi të përshpejtuar të BE”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP