Prej situatës së rënduar nga koronavirusi QSUT ka bërë thirrje urgjente për qytetarët që të dhurojnë gjak në mënyrë që që personat në nevojë të mos mbeten pa transfuzione gjaku.

Në njoftim thuhet se personat e moshës 18-60 vjeç që nuk vuajnë nga patologji, dhe që nuk janë në fazë gripale të paraqiten pranë Katedrales Katolike ditën e shtunë më 21 mars nga ora 09:00 deri në 13:00 për të dhuruar gjak.

Advertisements

Mirëpo kjo thirrje bie ndesh me rregulllat e vendosura nga qeveria e cila e kufizon lëvizjen e qytetarëve vetëm në oraret 06:00-10:00 dhe 16:00-18:00. Kjo tregon se spitali nuk është koordinuar me rregullat e Ramës dhe sigurisht që kjo do të ndikojë tek qytetarët që të mos jenë shumë të gatshëm për shkak se u tuten gjobave që mund të marrin në rast se shkelin oraret e vendosura nga qeveria.

“Ekipi i specialistëve të Qendrës Transfuzionale dhe vullnetarët e Organizatës Shqiptare të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut do t’iu presin për kryerjen e dhurimit në mënyrën më të sigurt, të rregull dhe korrekte”, shkruhet në një njoftim të QSUT-së.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP