Eksperti virolog Diovax në SHBA Dr. Arban Domi deklaroi se zbulimi i vaksinës kundër Covid-19 është ende shumë i largët. Edhe pse janë me mijëra laboratorë që i janë futur punës për zbulimin e vaksinës përsëri do të duhet kohë që kjo të realizohet.

Virologu Domi tha se do të duhet të paktën 1 vit deri sa të kemi një vaksinë dhe një rezultat konkret për të luftuar Covid-19.

Advertisements

Dimë që po punohet për vaksinën e Covid-19, si është situata ku jemi me zbulimin e saj?

Arban Domi: Numri i laboratorëve që po merren me kërkimin dhe gjetjen e vaksinës është me mijëra në gjithë botën. Aktualisht që flasim nuk është gjetur asnjë vaksinë. Kanë filluar testimet e disa vaksinave tek kafshët dhe disa kanë filluar këtë javë tek njerëzit por jemi shumë larg rezultatit final. Do të duhet të paktën 1 vit. Ka një procedurë dhe kërkon një periudhë të gjatë testimi.

Vaksina vlen për të ardhmen, si po punohet për momentin aktual për gjetjen e një medikamenti që të ndihmojë për Covid-19?

Advertisements

Arban Domi: Po kërkohet për medikamente por shpëtuesi më i madh është njeriu. Duhet të bëjmë kujdes, të ndjekim të gjithë udhëzimet e mjekëve dhe t institucionet e shëndetësisë. Pa ndihmën e gjithsecilit nga ne ky virus nuk mundet për momentin.

Si po veprohet në SHBA?

Arban Domi: Po merren masa ekstreme, sidomos 3-4 ditët e fundit. Po pezullohen aktivitetet sportive, koncertet etj./abcnews

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP