Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, ka qenë i ftuar sot në News 24, për të folur në lidhje me koronavirusin. Në nisje të fjalës së tij.

Ai u shpreh se ka një qortim për të gjithë ata që nuk kanë ndjekur rregullat, dhe kanë dalë nga shtëpitë e tyre.

Advertisements

“Kam një qortim, se mosha nuk ma lejon të them fjalë tjetër. Kuptojeni jemi në një luftë, që varet nga ne. Nëse doni të gëzoni fëmijët, nipërit e mbesat, më dëgjoni, qëndroni në shtëpi. Nesër është shumë vonë. Nëse vini te unë nesër, në spital, nuk e keni bërë punën tuaj”, u shpreh Pipero.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements