Mjeku nga Dibra e Madhe, Arben Agolli, rrëfeu për ‘Euroneës Albania’ sesi u infektua me COVID-19 teksa iu shërbente pacientëve në spital. Ai shprehet se aktualisht ndihet mirë dhe nuk ka shenja klinike.

“Më datë 7 mars, në ordinancë kishim pacientë të cilët pastaj rezultuan që dolën pozitivë dhe nga aty na lindi dyshimi edhe ne të punësuarve. Kështu që e pamë të arsyeshme në bisedë me mjekun epidemiolog të Dibrës t’i nënshtrohemi testimit. I pari u testua kolegu im, i cili në fakt edhe e bëri vizitën e djalit të sëmurë. Në fakt, djali nuk rezultoi pozitiv, rezultuan prindërit. Kështu që shenjat e para si këputje, molisje, i manifestoi kolegu dy-tri ditë pas vizitës.

Advertisements

Ne e pamë të arsyeshme që kolegu të rrijnë në shtëpi dhe vazhdova unë t’i mbaja të dy turnet. Duke qenë të vetëdijshëm se edhe mund të jemi prekur, insistuam i bëmë testet për COVID-19. Kolegu e bëri pak më herët, rezultoi poztiv, ne e bëmë pardje dhe dje morëm rezultatin se jemi pozitivë”, tregon ai.
Çfarë ju kanë rekomanduar dhe ju si mjek vetë, çfarë do merrni nëse keni shenja dhe fillon virusi t’ju japë shqetësime?

Profesorët e klinikës më morën në telefon dhe më dhanë sigjerime për mundësinë e mjekimit. Për momentin jemi duke marrë pak vitaminë D3, vitaminë C në dozë më të lartë, plus kuptohet rekomandohet sa me shumë lëngje dhe rekomandohet që çdo gjysmë ore të pihen 2-3 gota ujë se uji është il açi më i mirë për shkak se virusi shtresohet në pjesën epiteliale të fytit, të bajameve, kështu që me ujë virusin e nxjerr poshtë në stomak dhe thartira e stomakut e shkatërron atë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP