SHBA-ja është aktualisht vendi ku kuronavirusi po përhapet më shpejt se në çdo shtet tjetër të botës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 10,486 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 65.342.

Sipas të dhënave zyrtare, 142 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara gjatë orëve të fundit, ndërsa numri i viktimave në total ka arritur në 922.

Vetëm 393 persona kanë mundur të shërohen plotësisht nga virusi, ndërsa 1411 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën.

SHBA është vendi i tretë në botë që ka numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus, pas Kinës e Italisë.

Administrata Trump pritet të miratojë një fond rekord prej 2 trilion dollarësh për përballimin e situatës së krijuar nga virusi i rrezikshëm.

Ky është fondi më i madh i akorduar ndonjëherë në të gjithë botën për raste emergjencash.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP