Stafi në një restoranti të njohur në Houston mori një bakshish të majmë prej $ 9,400 nga disa klientë të rregullt, të cilët donin t’i ndihmonin ata ekonomikisht në periudhën kur edhe restoranti do qëndrojë mbyllur për shkak të Covid-19.

Çifti erdhi për darkë në restorantin Irma pasi mësoi se gjithë restorantet në vend ishin urdhëruar të mbylleshin, tha pronari i restorantit Louis Galvan për CNN.

Pronari po ashtu shtoi se kishin mbetur të surpirzuar nga gjesti i çiftit që lanë shumën në shenjë falenderimi për stafin dhe kuzhinën.

Ata lanë 1.900 dollarë në para dhe pjesën tjetër të shumës prej 7.500 dollarësh e dhanë me kartë krediti. Ata preferuan të qëndrojnë anonimë.Darka e tyre kushtoi vetëm 90 dollarë

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP