Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar ditën e sotme qytetarët shqiptarë lidhur me afatin e qëndrimit në republikën Çeke, Itali dhe Bullgari për shkak të situatës së krijuar prej koronavirusit.

Duke nisur nga data 2 mars 2020, është vendosur një pezullim 30 ditor i afateve për procedimet lidhur me qëndrimin e shtetasve të huaj, në territorin italian. Pezullimi, vlen si për procedurat e lidhura me lejet e qëndrimit ashtu edhe për vizat.

Advertisements

MEPJ ka bërë me dije se nuk do u jepet masa e përjashtimit nga territori italian qytetarëve të huaj, të cilët do të gjendeshin në situatë parregullsie, të shkaktuar nga pezullimi i korridoreve të transportit të qytetarëve me Republikën e Italisë.

Gjithashtu, sa i përket qëndrimit të qytetarëve shqiptarë në Republikën Çeke, MEPJ ka bërë me dije se të gjithë shtetasit e huaj, të cilët në momentin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ndodheshin në mënyrë legale në territorin çek, do të mund të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë territor gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, pa pasur nevojë të zgjidhin çështjet e statusit të qëndrimit të tyre.

Ndësa, Republika e Bullgarisë në të cilën është shpallur gjendja e jashtëzakonshme nga 13 mars deri më 13 prill për shkak të situatës nga COVID-19 bëhet me dije se hyrja në territorin bullgar, është e mundur vetëm pas ekzaminimit të duhur mjekësor në kufi. Sipas rezultateve të ekzaminimit, qytetari do të vendoset në karantinë ose në vetëizolim.

Advertisements

“Republika e Bullgarisë ka ndaluar përkohësisht hyrjen në territorin e saj të shtetasve, që vijnë nga Kina, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Irlanda e Veriut, Zvicra, Irani, Koreja e Jugut, Banglandeshi, India, Maldivet, Nepali dhe Sri Lanka. Nga ky ndalim, përjashtohen shtetasit që kanë leje qëndrimi në Bullgari, si dhe familjarët e tyre”, njofton ministria.

Njoftimi i ministrisë për Republikës Çeke:

Mbi afatin e qëndrimit të shtetasve të huaj në territorin e Republikës Çeke

Për të gjitha pyetjet e drejtuara drejt Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme po ashtu dhe Përfaqësive të Republikës së Shqipërisë ?? në botë, ju informojmë se:

? Sipas Urdhëresës të nxjerrë nga Ministria e Brendshme e Republikës Çeke, të gjithë shtetasit e huaj, të cilët në momentin e shpalljes se gjendjes së jashtëzakonshme, ndodheshin ne mënyrë legale në territorin çek, mund të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë territor gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, pa pasur nevojë të zgjidhin çështjet e statusit të qëndrimit të tyre!

❗️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësitë tona Diplomatike do t’ju informojnë për çdo hap të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve.

Bashkë, kundër këtij armiku ?, do t’ja dalim!

Njoftimi i ministrisë për Italinë:

Mbi afatin e qëndrimit të shtetasve të huaj në territorin italian

Për të gjitha pyetjet❓e drejtuara drejt Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme po ashtu dhe Përfaqësive të Republikës së Shqipërisë ?? në botë, ju informojmë:

? Ministria për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar e Republikës së Italisë ka njoftuar mbi afatet e qëndrimit të shtetasve të huaj në ?territorin italian ?? pas situatës së emergjencës të krijuar për shkak të COVID-19.

? Duke nisur nga data 2 mars 2020, është vendosur një pezullim 30 ditor i afateve për procedimet administrative lidhur me qëndrimin e këtyre shtetasve të huaj në territorin italian.

? Pezullimi, në kuadër të një situate të forcës madhore, vlen si për procedurat e lidhura me lejet e qëndrimit (aplikim i parë ose rinovim), ashtu edhe për vizat.

? Për këtë arsye, nuk do u jepet masa e përjashtimit nga territori italian qytetarëve të huaj, të cilët do të gjendeshin në situatë parregullsie, të shkaktuar nga pezullimi i korridoreve të transportit të njerëzve me Republikën e Italisë.

❗️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësitë tona Diplomatike do t’ju informojnë për çdo hap të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve.

Bashkë, kundër këtij armiku ?, do t’ja dalim!/newsbo mb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP