Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manstirliu, urdhëroi dje që të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga zonat me rre.zikshmëri të lartë nga koronavirusi COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14-ditore. Urdhri i nxjerrë dje, pas dy rasteve të para në Shqipëri, synon parandalimin e përhapjes së vir.usit, ndaj ministrja e Shëndetësisë paralajmëron edhe gjobë deri në 1 milion lekë të vjetër, për ata të cilët thy.ejnë urdhrin.

“Të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që vijnë nga zona e izoluar në Itali, të vetëkarantinohen për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandaluese për mospërhapjen e inf.eksionit të shkaktuar nga COVID-2019.

Strukturat shëndetësore sigurojnë mbikëqyrjen e vazhdueshme të të gjithë personave të identifikuar si persona që kanë hyrë në vendin tonë nga zona e iz.luar në Itali. Moszbatimi i këtij urdhri nga personat që hyjnë në Shqipëri nga zona e iz.oluar në Itali është i dë.nueshëm sipas dispozitave të nenit 35 të Ligjit nr 15/ 2016, ‘Për parandalimin dhe lu.ftimin e inf.eksioneve dhe sëmundjeve infe.ktive’”, thuhet në urdhrin e Ministrisë së shëndetësisë.

Ndërkaq, ligji për parandalimin dhe l.uftimin e infe.ksioneve parashikon gjobë deri në 1 milion lekë për mosrespektuesit e ligjit.

“Mosraportimi i sëmundjeve inf.ektive, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 5 të këtij ligji, dën.ohet me gjobë në masën 100 000 lekë. Refuzimi për vendosjen nën mbikëqyrje shëndetësore, sipas përcaktimeve të pikës 1 të nenit 17, dë.nohet me 5 000 (pesë mijë) lekë, për personin objekt i mbikëqyrjes shëndetësore, dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për punëdhënësin e personit objekt i mbikëqyrjes shëndetësore, moszbatimi i kalendarit të vaksinimit të detyrueshëm, mosregjistrimi i personave që duhen vaksinuar, mosmbajtja në kushte i ‘zinxhirit të ftohtë’ të vaksinave, korrigjimi i dokumenteve të vaksinimit, sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj dënohen me gjobë nga 100 000″, sanksionohet në ligjin për parandalimin e infe.ksioneve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP