Situata nga përhapja e koronavirusit duket se sa vjen e po bëhet më e ashpër. Sot numri i të prekurve arriti në 70, e ndërsa nëpër vende të tjera janë me qindra e mijëra të prekur e humbje jete.
E ndërsa duke parë dhe shqetësimin e madh të të gjithë qytetarëve, kryeministri Rama dje tregoi planin e tij ekonomik që ka qeveria. Plani përqëndrohej në situatën nga poshtë-lart, pra ku parësore ishte ndihma e shtresave më të varfra e me rradhë, sipas kryeministrit Rama.
Advertisements
Lidhur me këtë çështje, /ShqipëriaIme zhvilloi një sondazh ku morën pjesë rreth 10900 persona. Pyetja për qytetarët ishte: A mendoni që plani ekonomik i Edi Rames do të ndihmojë ekonominë dhe popullin shqiptar?”. E duket se qytetarët janë disi skeptik. Kjo për faktin e thjeshtë se midis mendimit të tyre nuk ka ndonjë diferencë të madhe, dhe rreth gjysma e votuesve mendojnë se nuk ndihmon.
Më saktësisht më shumë se gjysma e tyre, ose 53% (rreth 5800 votues) mendojnë se “Po e ndihmon”, e ndërsa pjesa tjetër, 47% (rreth 5100 votues) mendojnë “Jo aspak”./Shqipëriaime
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!