Aktori i njohur i Hollivudit, Max Von Sydow, i cili u shfaq në filma dhe seriale televizive duke përfshirë “The Exorcist”, “Flash Gordon” dhe “Game of Thrones”, ka vd ekur në moshën 90-vjeçare.

Familja e tij njoftoi “me zemër të thyer dhe një trishtim të pafund” se aktori me origjinë suedeze ndërroi jetë të dielën.

Ai u nominua për dy çmime “Oscars” gjatë karrierës së tij – përfshirë Aktorin më të mirë në 1998-n për “Pelle The Conqueror”.

Ai njihej shpesh në Hollivud për rolet negative, por në një intervistë aktori ishte shprehur se “është shumë e mërzitshme të kesh ngecur pak a shumë në një lloj personazhi”.

Max Von Sydow do të mbahet mend si aktori i parë mashkull suedez që u nominua nga Akademia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP