Ish-ylli i futbollit botëror Ronaldinjo është arre stuar së bashku me vëllain e tij në Paraguaj pasi kishin hyrë në këtë shtet me pasaporta të falsifikuara.

Mediat botërore raportojnë se ish-kampioni i botës me Brazilin në vitin 2002 kishte manipuluar kombësinë në pasaportë duke u identifikuar si paraguajan. Ai ishte ftuar nga një biznesmen për të marrë pjesë në përurimin e kazinosë që do të çelej nga ky i fundit.

Prej disa vitesh ish-ylli i Barcelonës ka patur probleme me ligjin në atdhe për shkak të dhunimit të mjedisit duke kryer peshkim të paligjshëm (rast i vitit 2018) si për sa i përket evazionit fiskal.

PANORAMASPORT.AL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP