Banka Qëndrore Europiane do të lëshojë një fond prej 750 milionë euro për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë në Europë.

Ajo do të blejë borxhin e qeverisë dhe kompanisë në të gjithë eurozonën, përfshirë ato të Greqisë dhe Italisë.

Advertisements

Skema e blerjes së pasurive do të jetë e përkohshme dhe do të përmbyllet pasi Banka Qëndrore “gjykon se faza e kr izës së koronavirus Covid-19 ka mbaruar, por në çdo rast jo para fundit të vitit”, thuhet në deklaratë.

Njoftimi erdhi pasi këshilli drejtues i 25 anëtarëve të bankës zhvilloi bisedime urgjente me telefon vonë në mbrëmjen e së mërkurës.

Presidentja e Bankës Qëndrore Europian, Christine Lagarde, tha në një njoftim se këto kohë jo të zakonshme kërkonin masa të jashtëzakonshme, prandaj është vendosur lëshimi i një fondi kaq të madh.

Advertisements

Ditët e fundit, BQE ishte kritikuar për të mos bërë sa duhet për të mbështetur eurozonën, krahasuar me veprimin drastik të ndërmarrë nga Rezerva Federale e Sh.B.A.

Të Dielën, FED uli normat e interesit në pothuajse zero dhe filloi një program stimulimi 700 bilion dollarë.

Banka e Japonisë gjithashtu lehtësoi politikën monetare duke u zotuar të blejë asete të rre zikshme me dyfishin e ritmit aktual dhe njoftoi një program të ri kredie për të zgjatur një vit kredi me normë zero për institucionet financiare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP