Ambasada e SHBA në Shqipëri i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të rikthehen menjëherë në atdhe nëpërmjet Stambollit ku funksionon ende linja me Tiranën.

Ambasada shprehet se përveç qytetarëve amerikanë që janë të përgatitur për të qëndruar në një kohë të pacaktuar në Shqipëri të tjerët duhet të planifikojnë largimin.

Advertisements

“Ambasada e SHBA nxit qytetarët amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar. Të gjitha pikat kufitare janë të mbyllura dhe për momentin ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania. Nuk ka asnjë information të dhënë për sa kohë do të vazhdojë ky fluturim. Fluturimi i Air Albania niset nga Tirana për në Stamboll, ku ju mund të merrni fluturimet për në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://bit.ly/2UiEëBQ Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevoje për ndihmë urgjente, ju lutemi të nisni një email në: [email protected]”, shkruan Ambasada./Opinion

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements