Kryeminstri Rama prezantoi ditën e djeshme një kanal të ri komunikimi ku qytetarët mund të adresonin problemet e tyre. Ai tha se qytetarët mund ti drejtohen platformës në portalin shqipëriaqëduam.al për të denoncuar problemet.

Sot kryeministri ka kryer vetë, nga zyra e tij disa telefonata për qytetarët që kishin shprekur ankesat.

Mes telefonatave kur qytetarëve në pjesën më të madhe nuk i dilnin më fjalët kur mësonin se në anën tjetër të telefonit ishte kryeministri, ky i fundit nuk kurseu as batutat.

Një tjetër shqetësim ishin sallonet estetike që janë mbyllur në këtë periudhë. Por kryeministri Rama tha se “Kush ka flokë të gjatë do të ketë periudhë të vështirë”.

Një tjetër shqetësim ishte nga një studente ekselente në lidhje me bursat por që më pas e ka pyetur Ramën në lidhje me pagat e atyre që i është mbyllur bizensi i vogël.

Qytetarja: Do të marrim dyfishin e rrogës që kemi deklaruar, dyfishin e pagës minimale

Edi Rama: Jo zemra ime jo do merrni dyshin e rrogës që keni deklaruar por kur keni deklaruar një pagë dhe kur një familjar tjetër është deklaruar i punësuar pa pagesë do paguhen të dy se dyfishi i rrogës i bie që ti themi që të rrijë virusi këtu gjithë jetën pasaj se rrim në shpi marrim dyfishin e rrogës dhe i thonë jo deti kos po kos me mjaltë. Hajde të përqafoj se je dhe ekselente.

Një qytetar në momentin e telefonatës ishte në oborrin e shtëpisë por Rama e ka urdhëruar të hyjë brenda.

Qytetari: Unë banoj në Rrushkull të Durrësit, jam jashtë në oborr

Edi Rama: Ore ca bën jashtë në këtë orë?

Qytetari: Jam në oborr

Edi Rama: Futu brenda tani

Rama nuk ka kursyer as batutat me një qytetarë të quajtur Flamur, ku i ka ripërsëritur larjen e duarve dhe qëndrimin në shtëpi.

“Ju tironsit jeni të kujdesshëm, nuk jeni të luftës ju jeni të paqes’. /Opinion

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP