Një faqe interneti në Çeki tregoi se 80 përqind e testeve “ të shpejta” që Kina i dhuroi këtij vendi, nuk janë të sakta, çka detyroi punonjësit e kujdesit shëndetësor të mbështeten vetëm tek testet laboratorike konvencionale.

Në 18 mars, në vazhdën e atyre që i pati përshkruar si akte bamirësie, Kina njoftoi se po i dhuronte Republikës Ceke 150,000 teste të shpejta të COVID-19.

Në fakt, nuk ishte aspak një dhuratë, sepse Ministria ceke e Shëndetësisë pagoi rreth 546,000 dollarë amerikanë për 100.000 teste, ndërsa ministria e brendshme e vendit, nënshkroi faturën për 50,000 të tjera, raportoi Expats.cz.

Por ndërkohë, faqja informative online iROZHLAS tha se punonjësit lokalë të kujdesit shëndetësor zbuluan që deri në 80 përqind të testeve të shpejta kineze, jepnin rezultate të rreme.

Gjatë një takimi të specialistëve u arrit në përfundimin se shkalla e gabimit të këtyre testeve ishte 80%. Autoriteteve të Moravian-Silesian, që po shpresonin shumë në përdorimin e gjerë të tyre, tani nuk i mbetet vecse të mbështeten tek testet e pakta konvencionale. Aktualisht, në vend realizohen gati 900 teste të koronavirusit në ditë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP