Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon lidhur me çështjen e dyqind (200) pasagjerëve shqiptarë të cilët janë bllokuar sot në aeroport, në Gjermani.

Qytetarët shqiptarë do të duhet të fluturonin sot në orën shtatë (7) të mëngjesit me linjën ajrore Wizzair, por pa asnjë shpjegim të qartë asnjë prej tyre nuk është lejuar të niset drejt Tiranës.

Advertisements

MEPJ bën me dije se pas interesimit të filluar nga Përfaqësitë tona në Mynih, në Berlin dhe në koordinim me Ambasadën në Budapest, Aviacionin Civil dhe me Task Forcën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u bë e mundur zhbllokimi i situatës.

Përfaqësues të Konsullatës Shqiptare në Mynih, kanë qëndruar në ambientet e aeroportit deri në momentin që avioni me 200 pasagjerët shqiptarë është nisur nga Memmingen drejt Tiranës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP