Në përfundim të Festivalit të 58-të këngës që u zhvillua në RTSH, moderatorja Alketa Vejsiu u përballë me ‘kritika’ të shumta për veshjen.

Ishte fillimisht Xhemi Shehu ajo që bëri humor në ‘Portokalli’ me fustanet që Alketa ndërroi tre herë, por moderatrja ia ktheu me të njëjtën monedhë. Përmes një postimi në revistën Class, Alketa publikoi një foto të hershme të Xhemit duke kujtuar që emrin e ka Xhemile dhe se ‘roli i Gagaçes do i shkonte shumë.’

Sot, pak muaj pas ‘sherrit virtual’ mes dy kolegeve, ka qenë Xhemi ajo që ka risjellë në kujtesë shprehjen që Alketa i publikoi në revistën e saj. Duke folur në emisionin e Bieta Sulos sot, bashkë me Salsano Rrapin, Xhemi u shpreh se prioritet ka atë që thotë në skenë dhe jo veshjen në mënyrë që të mos ngjajë si gagaçe.

PJESË NGA EMISIONI:

Salsano: Unë nuk besoj se ka një moderatore në Shqipëri që nuk e vr et mendjen fare për look-un e saj e sesi duket me veshjen.

Xhemi: Nuk mendoj se është gjë e mirë kjo në fakt duhet ta v ras pak mendjen. Duhet ta vë edhe pak make-up

Salsano: Kjo tregon se ti nuk ke prioritet atë që do veshësh sesa atë që do thuash.

Xhemi: Jo nuk e kam. Tek fjala e kam që mos të ngjaj si gagaçe… (Qesh)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP