Ballkani Perëndimor ka nisur të shkruajë një kapitull të ri duke ulur rreth një tavoline të përbashkët vendet e Ballkanit Perëndimor për të folur mbi mundësitë tona të së ardhmes. Kështu deklaroi Kryeministri Rama nga një forum i organizuar në Tiranë prej Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe Forumit Ekonomik Botëror për përshpejtuesit e konkurencës dhe inovacionit në hapësirën e Ballkanit Perëndimor .

Këto diskutime dhe ky bashkëpunim mes vendeve të rajonit, janë të nëvojshme sipas Ramës, për t’i siguruar fëmijëve tanë një Ballkan më të mirë dhe më të ndërlidhur me Bashkimin Europian. Kryeministri falenderoi edhe Kancelaren Gjermane Angela Merkel për mbështetjen që i ka dhënë nismës për bërjen bashkë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Ndërkohë që nga Berlini në 2014, nën kujdesin dhe e falenderoj për vizionin kancelaren Merkel, kemi filluar të shkruajmë një kapitull të ri duke sjellë bashkë për herë të parë vendet e ballkanit perëndimor, duke i ulur rreth një tavoline të përbashkët, duke folur për mundësinë tonë të së ardhmes. Kjo është dicka që është më lehtë të thuhet se sa të bëhet, por po shohim një punë që është në proces e sipër, që zhvillohet paralelisht me sfidat dhe pengesat që krijon e shkuara, e cila herë pas herë na del përpara në formën e politikanëve apo analistëve të së tashmes. Pavarësisht nga këto, ne do të ecim përpara sepse kjo është ajo që u detyrohemi fëmijëve tanë, që ta bëjmë rajonin tonë më të mirë se sa është dhe më të lidhur me Bashkimin Europian dhe perëndimin. Ia kemi për borxh fëmijëve tanë që të kemi një vend të ri në ballkanin perëndimor. Në fund ciëlsia e jetës nuk bazohet në sa shumë biem dakord me njëri tjetrin, por se si përmes mosmarrëveshjeve fillojmë të kuptojmë më shumë njëri tjetrin dhe do vazhdojmë duke mos patur asnjë pengesë për të qënë sëbashku”, tha Rama.

Rama theksoi se është momenti për të zgjuar potencialin e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke veçuar nismën e mirë në Shqipëri në mbështetje të iniciativave të reja për startupe në një botë tradicionale. “Jemi në procesi ne këtyre marrëdhënieve dhe dixhitalizimit të paprecedentë të shërbimeve tona dhe në vitin 2020 do sigurohemi që të gjitha shërbimet, 95 % e tyre, do të jenë në dispozicion të njerëzve, pa patur kontakt fizik”, shtoi Rama lidhur me revolucionin dixhital në zyrat e shtetit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP