Bashkiaku i Tiranës nuk ka harruar vetëm kryeqytetin, fshatrat janë lënë në mëshirë të fatit. Ura në që lidh fshatin Zall Bastar me Gjonaj duket si në mesjetë. Banorët akuzojnë Veliajn se mendon vetëm për propagandë dhe se kërkojnë zgjidhje pasi fëmijët rrezikojnë jetën sidomos ditëve me reshje.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka premtuar që me ndarjen e re territoriale, fshatrat dhe periferia nuk do të dallojnë nga kryeqyteti. Por prej asaj kohe gjithçka shfaqet në mjerim.

Kjo është rruga e lagjes ‘Gjonaj’ e vetmja mundësi kalimi për në banorët .

Në ditë me reshje banorët izolohen në shtëpitë e tyre për shkak të urës që ndodhet në gjendje të mjerueshme.

“Nuk kemi ku të shkojmë, nuk ka rrugë”

Lumi i vrullshëm rrezikon ta shembë të gjithën urën.

“Rreziku më i madh është kur lumi është i mbushur. Fëmijët rrezikojnë të bien në ujë”

Banorët akuzojnë kryetrarin e bashkisë Tiranë, i cili është kujdesur vetëm për qendrën dhe jo zonat ku banojnë familje të tëra.

“Rregullojnë vetëm për tu parë dhe për tu dukur”

Vetë fëmijët tregojnë se në kohë me reshje nuk shkojnë në shkollë pasi mbushet lumi dhe nuk ka rrugë tjetër veçse këtë kalim.

“Në kohë me shi është shumë keq”

“Dua një urë që të kaloj si gjithë fëmijët e tjerë”

Banoret tregojnë se për shkak të rrugës ju duhet te bëjnë 1 ore ecje me këmbe për te arritur ne qendrën e Zall Bastarit .

“Të paktën një rrugë dhe një urë për këta fëmijë”

“I bëj thirrje Erion Velisë, që nëse është prind dhe ka fëmijë të verë dorë edhe për ne. Ashtu si i dhemb atij fëmija, edhe ne na dhembin fëmijët”

Më herët ka qenë kryetari I bashkisë Tiranë i cili pati premtuar që Zall Bastari do të trajtohet njësoj si ata në zonën e ish Bllokut por realiteti duket që e gjitha ka qenë show mediatik./oranews

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP