Regjisori Genc Fuga ka thënë se policia i ka vënë një gjobë në mënyrë të padrejtë. Në një postim në Facebook, Fuga thotë se sfidon efektivin e policisë rrugore që ia ka vënë këtë gjobë, por edhe shefat e tij që të gjejnë se ku është shkelja.

Ai shprehet se pagesën e kësaj gjobe e konsideron si fillimin e pagesës së kredisë të butë që ka marrë shteti shqiptar edhe për “ngritjen e nivelit profesional të policisë’’.

POSTIMI I PLOTË I GENC FUGËS:

O “A. Peza”, efektiv policie rrugore!Të sfidoj ty dhe shefat e tu të gjeni shkeljen në rastin e mëposhtëm! Ndiqni fotot bashkëngjitur! Pagesën e kësaj gjobe po e konsideroj si fillimin e pagesës së kredisë të butë që ka marrë Shteti Shqiptar edhe për “ngritjen e nivelit profesional të Policisë (që duam) Do t’a paguaj se do të më kushtojë më shumë të gjej informacion si apelohet kjo gjobë! “Burracakë më uniformë shtetërore”! Mbas Sagës së ministrisë së rendit, ministri i fundit, premtoi se: “çdo sjellje e një efektivipolicie, duhet t’a merrnim personale me të”. Zoti ministër?!/dosja

Gjoba e postuar nga Genc Fuga

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP