I ftuar sot në emisionin “Një kafe me Labin”, Patris Berisha i dha fund thashethemeve se ai dhe Tuna, i kanë dhënë fund martesës.

Për të ky ishte një lajm i kotë, pa baza, dhe i pavërtetë.

Deklarata e Patris Berishës:

“Unë vazhdoj të jem bashkë me Tunën. Doja të thosha diçka për portalet. Le të më marrin në telefon dhe i jap çdo informacion të saktë. Kanë thënë diçka, në lidhje me mbiemrin e Tunës në instagram. Ajo është punë e menaxherit, që ka lënë vetëm emrin e Tunës, në instagram, pa mbiemër. Unë akoma se kam parë. Nuk jemi ndarë, dhe dashtë zoti nuk do të ndahemi. Por nëse ndodh, për më të mirën e çiftit apo fëmijës, le të ndodhë. Këto janë thashetheme”.

Ai ishte i shoqëruar nga vëllai i tij Robert Berisha në emision dhe thanë se mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP