Mrika Nikçi, vetëm 17 vjeç, është bërë vajza më e re në botë që ka arritur të kalojë sfidën në alpinizëm të njohur si “Seven Summits”, përmes fushatës “Europeans Making a Difference”.

Ajo ka arritur të “pushtojë” majat më të larta në shtatë kontinentet e botës, transmeton Koha.net.

Duke u ngjitur në majat më të larta së bashku me njerëzit nga e gjithë bota, ajo thotë të ketë zbuluar se në male të gjithë janë të barabartë.

“Në male nuk ka gjini, moshë dhe nuk është e rëndësishme se prej nga vjen. Në male jemi të gjithë të barabartë”, thotë Nikçi, e cila është nga Peja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP