Një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka surprizuar të gjithë me gjestin human që ka bërë.

Ai ka dhuruar plot 5 milionë dollarë për të hapur katedrën e parë të Albanalogjisë në SHBA, konkretisht në qytetin e Çikagos.

Idai Edy Bregu, një emigrant shqiptar që prej shumë vitesh ka jetuar në Amerikë, para se të ndërronte jetë la një testament të hapur, ku thuhej se një pjesë të pasurisë ia dedikon hapjes së të një katedre të Albanalogjisë.

Tashmë, Katedra e Albanologjisë është në fuksion të plotë falë donacionit prej 5 milionë dollarësh që Bregu ka dhuruar dhe zhvillon veprimtarinë në kuadër të Universiteti De Pol në Çikago.

Ndërsa bëhet me dije se dhëheqës i saj është profesori i njohur Gazmend Kapllani, i cili ka një ekpseriencë të gjatë në universitete dhe kolegje të ndryshme në SHBA.

Në kuadër të Katedrës do të themelohet edhe Aleanca Shqiptaro-Amerikane, e cila do të grumbullojë intelektualët e rinj shqiptarë në Amerikë, e që për qëllim do të ketë angazhimin e diasporës në çështjen shqiptare, por edhe në avancimin e mëtejshëm të raporteve shqiptaro-amerikane.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP