Djali i miliarderit George Soros, Alex, prej disa muajsh ka kryer vizita të rregullta si në Tiranë dhe në vendet e tjera të rajonit, ku është takuar me krerët më të lartë të shteteve përkatëse.

Së fundmi zv.drejtori i Shoqërisë së Hapur është takuar sot edhe me kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti.

“Takim i shkëlqyer me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, shkruan Alex Soros.

Sa herë mbërrin në Tiranë, Alex Soros e kemi parë të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun e Erion Veliaj por edhe presidentin Ilir Meta. Takimi me Metën ngjalli debat të madh dhe detyroi këtë të fundit të sqarjoë qëndrimin që mbajti në takim, raporton newsbomb.al

Takime të shpeshta Soros ka patur edhe me kryemininistrin serb Aleksandër Vuçiç.

Nga opozita në Shqipëri, Soros akuzohet për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit, përkrahje të hapur të një krahu politik. Por akuzat shkojnë edhe më tej, teksa personazhe të rëndësishëm të politikës në Shqipëri e akuzojnë miliarderin Soros se po shtyn agjenda anti shqiptare përmes fondacioneve që operon në Ballkanin Perëndimor.

Më herët, media të rajonit kanë raportuar se ka dokumente që faktojnë se pas krijimit të mini-shengenit Ballkanik qëndron George Soros, ndërsa djali i tij shihet si zbatuesi në terren i kësaj ideje./newsbo mb.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP