Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Real Story” në News 24, tha se nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta pret gjithçka, pas pyetjes së bërë nga gazetarët sipas të cilëve kreu i shtetit kërkon shpërndarjen e Parlamentit.

Rama tha se është gatshëm të bëjë marrëveshje me opozitën në çdo sekondë.

Rama: Kundërsulm është term sportiv dhe ushtarak. Fallxhoret i ka Presidenti dhe unë nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë dhe nga Presidenti pres gjithçka edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve. Më i mirë i mundshëm edhe në ato kushte ishte për opozitën, por për Shqipërinë jo.

Në çdo sekondë jam gati të bëj marrëveshje me opozitën. Zgjedhjet e parakohshme janë marrëveshje me popullin shqiptar dhe kam vetëm një gjë në kohë, procesin e rindërtimit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP