Home Bota Ndjekje me makinë si në filma, shqiptari futet në kosh të plerave për tu fshehur nga policia

Ndjekje me makinë si në filma, shqiptari futet në kosh të plerave për tu fshehur nga policia

0
Ndjekje me makinë si në filma, shqiptari futet në kosh të plerave për tu fshehur nga policia

Një ndjekje si në filma. Gazeta gjermane BILD shkruan se autoritetet policore gjermane dhe holandeze kishin organizuar një patrullim të përbashkët. Ata kërkuan të ndalojnë një mjet tip Opel. Por edhe pse i bënë shenjë, shoferi i dha gaz. Këtu nisi një ndjekje në tre autostrada të ndryshme.

Gazeta shkruan se gjithçka përfundoi në një zonë të banuar, kur makina ngeci në një gur.

Advertisements

Dy personat që ishin në mjet u larguan, duke përfituar nga errësira. Njëri i largua, tjetri u arrestua në një vend me ‘erë’, shkruan gazeta.

Advertisements

“Shqiptari 30-vjeçar ishte futur në një kosh plehrash. Ai është në paraburgim edhe për shkak se nuk dihet vendbanimi. Hetimet për arratisjen vazhdojnë. Policia nuk ka komentuar gjetjet e dyshimta”, shkruan gazeta.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP