Koronavirusi ka mbërthyer Italinë, por nga ky shtet na vijnë edhe lajme të mira.

Një 47-vjeçare i ka shpëtuar virusit vd ekjeprurës dhe ka deklaruar se koronavirusi është një grip si gjithë të tjerët dhe nuk vd es nëse nuk ke sëmundje të tjera. Madje ajo ka theksuar se njerëzit nuk duhetë të jenë në panik, pasi është nje grip normal.

“Nga çfarë të kem frikë? Është një grip normal nuk vdes nëse nuk se sëmundje të tjera. Njerëzit janë shumë në panik dhe është bërë më shumë e madhe sesa është në të vërtetë. Më bëri përshtypje një burrë i ter rorizuar me maske, i cila thoshte rrugëve që do të infektohemi të gjithë. Më duket se jemi bërë të gjithë si budallenj”- ka deklaruar 47-vjeçarja.

E pyetur se si e kishte kaluar periudhën e shërimit ajo tha se i hiqte këpucët vetëm kur shtrihej për të fjetur.

“Shumë mirë kam qenë vetëm pak e lodhur por e qetë nuk kisha as temperaturë. Nëse nuk do të kishte vde kur Adriano (vi ktima e parë e koronavirusit në Itali, 78 vjeç) nuk do të isha vizituar fare dhe nuk do ta kisha marr vesh se isha prekur nga virusi dhe kështu si unë edhe shumë të tjerë. Mjekët me thanë që të rrija mbyllur në shtëpi dhe nëse kisha temperaturë të pija takipirinë domethënë ta menaxhoja vetë situatën dhe të telefonoja vetëm nëse kisha temperaturë shumë të lartë. Ju duket kjo gjë për t’u alarmuar?”– u shpreh ajo.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 vi ktima dhe 456 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimakë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vde kur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Corriere.it

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP