Pasditën e sotme Presidenti Ilir Meta ka falenderuar përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-ministrin socialist, elmaz Sherifin për përkrahjen publike ndaj tij në mbrojtjen siç e ka konsideruar Kreu i Shtetit, të Kushtetutës.

Me anë të këtij reagimi Meta ka bërë edhe një auto-kritike duke thënë se “Përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën”, (lexo lajmin).

Ndërkohë poshtë statusit tij ka komentuar një qytetar i cili shkruan se nuk duhet të ketë zhgënjim nga Meta duke i ‘garantuar’ se nëse nuk tërhiqet nga tubimi i 2 Marsit është gati të japë edhe jetën për të.

“President mos n’a zhgenje, mos u terhiq se edhe jeten e jap per Ju!”

Ndërkohë si rrallë herë, Meta i është përgjigjur qytetarit të cilit I thotë: “I dashur Anton!
E di që bën shaka, por mos harro të lajmërosh dhe miqtë! Në 2 Mars të gjithë Kuqezi! Të pres me qetësi dhe dashuri për Besëlidhje!”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP